Prof. Asc. Gentian Stroni është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës në 1993. Gjatë periudhës 2002-2006 ka kryer Specializimin në Sëmundjet Infektive dhe më pas Masterin Shkencor (MSC) në Mjekësi me mbrojtjen e temës “HIV-AIDS në gruppopullata të ndryshme”. Në vitet 2011- 2016 ka ndjekur dhe mbrojtur Doktoraturën në Mjekësi me temën: Toksi-infeksionet Alimentare. Prof. Asc. Gentian Stroni mori titullin “Profesor i Asociuar” në vitin 2021. Fushat kërkimore-shkencore të tij janë: Sëmundjet Infektive, fokusuar në viruse të ndryshme dhe HIV-AIDS; Toksi-infeksionet alimentare. Pathologji te ndryshme Infektive. Prej vitit 2002 ushtron profesionin e tij si Specialist në Sëmundjet infektive pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Prej vitit 2004 Pedagog në Universitetin Mjekësor të Tiranës, ku ka mbajtur detyra si zv.Dekan, Drejtues Departamenti, Anetar i Senatit Akademik te Universitetit te Mjeksise, Kryetar i Komisionit te Profesoreve per dhenien e Doktoraturave, etj